Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur kritikave për veshjen dhe memeve në rrjetet sociale. Përgjigjet e saj i ka dhënë gjatë një takimi mbrëmjen e djeshme me gazetarët.
“This barbie is the President (Kjo barbi është presidente)”-ishte fjalimi i presidentes Osmani, pasi u shpreh se është pyetur shpes se pse vishet me ngjyrë rozë. Fjalimi i saj është bërë viral në platformat sociale.