Ballina Rajoni Vuçiç i shqetësuar në Davos: Kosova do të ndalojë qarkullimin e dinarit...

Vuçiç i shqetësuar në Davos: Kosova do të ndalojë qarkullimin e dinarit serb

88
0

President i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ka paralajmërime që Qeveria e Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe (dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Vuçiç e ka bërë këtë deklaratë gjatë Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.

”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se kjo e vë në pikëpyetje normalizimin e marrëdhënieve ndërsa ka theksuar se do të ngrejë si çështje gjatë takimit me Ndihmës Sekretarin O’Brien.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu