Ballina Kosovë Psikiatri i QKUK-së i fiksuar pas grave është denoncuar edhe në Kosovë...

Psikiatri i QKUK-së i fiksuar pas grave është denoncuar edhe në Kosovë për përndjekje?

19
0

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për arrestimin e Behar Kamberit, psikiatër nga Kosova, i cili akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive, Albana Bejko.

Kamberi ushtron profesionin e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në repartin e psikiatrisë për fëmijë dhe adoleshentë.

Gazetarja Saranda Ramaj, e cila prej vitesh mbulon sektorin e shëndetësisë, ka bërë të ditur se ndaj mjekut në fjalë është paraqitur të paktën një denoncim i mëhershëm për përndjekje të vazhdueshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramaj ka bërë të ditur se që nga dita e djeshme ka komunikuar me shumë gra dhe vajza, të cilat kanë pohuar se janë përndjekur në mënyrë të ngjashme nga i njëjti person.