Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklion të ishullit të Kretës, ku një 58-vjeçar akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj një fëmije 8-vjeçar.
Sipas autoriteteve greke, ngjarja ka ndodhur më 30 qershor, në banesën ku familja e fëmijës jetonte me qira. I dyshuari, pronar i banesës, dyshohet se ka hyrë me forcë në apartament në një moment kur nëna e fëmijëve nuk ndodhej në shtëpi.
25 inspektorë në fabrikën “Vita” në Kosovë/ Përplasje mes kompanisë dhe autoriteteve për kontrollin ushqimor
Sipas kallëzimit të bërë nga nëna e fëmijës, 58-vjeçari fillimisht ka kërcënuar dy fëmijët, të moshës 8 dhe 11 vjeç, dhe më pas ka goditur 8-vjeçarin në fytyrë. Më pas dyshohet se i ka vendosur një jastëk mbi fytyrë, duke rrezikuar jetën e tij.
Fillimisht ndaj tij janë ngritur akuza për prishje të qetësisë, lëndim trupor dhe kërcënim. Pas shqyrtimit të materialeve dhe paraqitjes në prokurori, akuza është rënduar në tentativë vrasjeje.
I dyshuari është paraqitur në gjykatë dhe është lënë në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.







