Ballina Politika Përplasjet në Komision/ Flet deputetja Açka: Unë do zbatoj Kushtetutën!

Përplasjet në Komision/ Flet deputetja Açka: Unë do zbatoj Kushtetutën!

108
0

Deputetja e PD, Flutura Açka ishte sot e e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, me gazetaren Ola Bruko. Gjatë intervistës ajo u ndal edhe te miratimi i ndryshimit të ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore nga Presidenti Bajram Begaj.

Ajo tha se kjo është një humbje për radhët e PD.

“Është një humbje jona e radhës. Të paktën Bardhi e mori një përgjigje për letrën e tij, ndërsa unë kam dërguar një letër për zotin Gjinushi dhe nuk mora kurrë një përgjigje dhe ligji kaloi në heshtje.

Komisionet Hetimore janë detyrim kushtetues i së majtës për t’ia dhënë opozitës”, u shpreh ajo.

 

 

Ndërkohë më tej, duke iu referuar edhe incidentit të një ditë më parë në Komisionin e Medias, ku Bardhi dhe Noka tentuan t’i ndërpresin fjalën, ajo tha se ka vendosur që të zbatojë rregulloren.

“Unë kam menduar të mos e shkel rregulloren e Parlamentit, sepse kam përgjegjësi para votueseve të mi, që mund të jenë të paktën, por nuk është kjo çështja. Unë mendoj se përfaqësoj ato 2 mijë vota që veprojë ndryshe, që nuk ndez flakadanët. Unë zgjodha të bëj detyrën.

U etiketova si krahu i Ramës që isha urdhëruar nga Bardhi. Kjo lloj retorike e dalë boje, as ata vetë nuk e besojnë. Ndaj i bëra thirrje publike Bardhit dhe çdo politikane, që derën e SPAK e ka hapur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu