Janë liruar nga qelia 3 nga pjesëtarët e fisit Rraja, të cilët u arrestuan pas konfliktit dhe dhunës të ushtruar ndaj dy pjesëtarëve të fisit Maja.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për shtetasit Andi Rraja Ineid Rraja dhe Eni Kullaj.
Bëhet me dije se masa “Arrest në burg” për tre nga të pandehurit është shuar për shkak të tejkalimit të afateve.
Ndërkohë që në lidhje me këtë dosje vijojnë të jenë të shpallur në kërkim shtetasit Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja.