Ballina Sport Sporti në zi! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme atleti me...

Sporti në zi! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme atleti me famë botërore

346
120

Lajmi për ndarjen nga jeta të Sean Barber po shkakton trishtim në sportin e atletikës.
Atleti kanadez i kërcimit me shkop, i cili u kurorëzua kampion bote në kërcimin me shtizë në Pekin në vitin 2015, vdiq në moshën 29-vjeçare.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Kingwood, Teksas, nga “komplikimet mjekësore”, sipas agjentit të tij, i cili nuk bëri të ditur shkakun e saktë.

“Është një humbje e tmerrshme, Sean ishte një person që kishte shumë zemër. Ai ishte një njeri i mirë, bujar me të tjerët. Që dikush të vdesë kaq i ri, është e vështirë të pranohet”,- tha ndër të tjera agjenti i tij.

Berberi kishte deklaruar hapur, me një postim në rrjetet sociale në vitin 2017, se është gay: “Gej dhe krenar! Faleminderit prindërve të mi që më mbështesin kaq shumë. Unë vazhdoj të rritem si person dhe kam një ekip të mrekullueshëm mbështetës. Prindërit e mi janë mbështetësit e mi më të mëdhenj dhe më kanë ndihmuar shumë kohët e fundit”.

Në vitin 2016 dhe para Lojërave Olimpike në Rio, ai kishte rezultuar pozitiv për përdorim kokaine. Ai pretendoi se u takua në dhomën e tij të hotelit me një grua që e takoi përmes Craiglist. “U puthëm në gojë dhe nga pështyma kaloi në sistemin tim kokaina” ishte pretendimi i tij para komitetit kompetent kanadez, i cili u bind nga arsyetimi i sportistit dhe e lejoi të garonte normalisht në Lojërat Olimpike.

Ai ka lindur më 27 maj 1994 në New Mexico. Babai i tij është nga Ontario dhe ka jetuar si në SHBA ashtu edhe në Kanada. Ai ishte një nga të paktët sportistë që ka kaluar 6.00 metra në garën e tij.

120 KOMENTET

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu