Vijojnë kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Gjatë ditëve të fundit, janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë ndëshkuar me masa administrative, 61 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjeteve.
Janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Janë vendosur 6 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
Janë vendosur 69 masa administrative, për parakalime të gabuara.