Ballina Opinion Ja platforma për bashkimin e demokratëve (Vazhdimi)

Ja platforma për bashkimin e demokratëve (Vazhdimi)

135
0
Nga Skënder Sadri KAPITI
Për demokratët.
Partia Demokratike ka potencë dhe energji  politike për të bërë ndryshimin, ashtu sic veproi para 33 vitesh që ndryshoi sistemin. Por sot kohët kanë evoluar ashtu sikurse që edhe PD duhet të evolojë edhe vetë ajo duke u emancipuar demokratikisht dhe politikisht, duke u ndarë nga e shkuara, tranzicioni dhe korrupsioni.
Partia  Demokratike që të ndërtojë një platformë të re politike dhe që të pretendojë se ajo është parti e vazhdimësisë  dhe njëkohësisht edhe moderne ajo duhet të gërshetojë traditën e mirë  të këtyre 30 viteve me të renë demokratike e liberale, pra të ndërthuret pozitiviteti i së vjetrës me të renë politike.
Që PD të formojë një platformë të re politike e qeverisëse në mënyrë që ajo të jetë sa më bindëse, Partia Demokratike duhet edhe të afrojë edhe ata demokratë të hershëm, intelektuale  ata gazetare e opinioniste  të cilët e njohin mirë historikun dhe të vërtetën  e zhvillimeve politike në PD, ajo duhet të marrë në konsideratë dhe të “rehabilitojë” ata të ndëshkuarit pse kishin mendim ndryshe nga Berisha dhe mbështetësit e tij, prej të cilëvë PD erdhi në këtë gjëndje ku ajo është sot, në mënyrë që   të ndahet nga e shkuara, nga tranzicioni dhe  nga korrupsioni.
Gjithashtu Partia Demokratike duhet të hapet dhe t’a ftojë mendimin intelektual dhe akademik dhe jo të jetë si një organizatë që përjashton dhe mbyt mendimin intelektual dhe lirinë e tij.Dhe duke vepruar kështu atëhere PD nxjerr dhe paraqet edhe programin e saj politik,ekonomik e zhvillimor të besueshëm për të bërë ndryshimin.