Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të gjykatës kushtetuese për riceljen e seancës për marrjen e raportit të UNESCO-s.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Zhupa thekson Një betejë e gjatë por me të drejtën nga ana jonë do triumfojmë, sepse Butrinti është mbrojtja e identitetit, trashëgimisë, historisë shqiptare.
Postimi i plotë i Zhupës:
Lajm i mirë për Butrintin!
Gjykata Kushtetuese vendos riceljen e seancës pas kërkesën tonë për marrjen e raportit të UNESCO që qeveria shqiptare fsheh.
Pasi mora konfirmimin nga UNESCO që ata e kanë dërguar raportin dhe se pala shqiptare fsheh raportin e tyre mbi Butrintin, ju drejtova Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për marrjen e raportit dhe riceljen e seancës plenare.
Qeveria nuk kishte nguruar të shkelte vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të sjell të gjitha komunikimet por edhe të mashtronin publikisht në proces gjyqësor për këtë raport.
Duke marr raportin e fshehur nga qeveria, Gjykata Kushtetuese do ketë të qartë qëndrimin e UNESCO, kundër çdo forme koncesionare në trashëgiminë botërore, si në kundërshtim me Konventën e Parisit.
Seanca e rradhës mbi bazë dokumentacioni do na njoftohet, pasi të merret raporti dhe të shprehemi me shkrim për të.
Një betejë e gjatë por me të drejtën nga ana jonë do triumfojmë, sepse Butrinti është mbrojtja e identitetit, trashëgimisë, historisë shqiptare.