Nga Adi Dars
Kalimi nga ekonomia e centralizuar drejt tregut të lirë ka qenë ushtrimi më i frikshëm që ka kaluar vendi, menjëherë pas rënies së diktaturës.
Papunësia e mbajtur me 80 për qind të pagës, zhvlerësimi rrënues i monedhës, programi i privatizimit pa asnjë koncept zhvillimi, skema e vdekur e letrave me vlerë dhe sulmi shkatërrues frontal mbi çdo pasuri shtetërore janë kujtime të hidhura të asaj kohe.
Gjithçka mund të përmblidhet në fjalinë emblemë të ish-kryeministrit Ylli Bufi: Kemi dhe 6 ditë bukë!
Mjerimi, ligësia dhe padituria prodhuan një realitet toksik që e vuajmë edhe sot!