Me 22 vite burg është dënuar 32 vjeçarja që në muajin janar të vitit të kaluar, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapo lindur.Në seancën gjyësore të mbajtur një ditë më parë në gjykatën e Shkodrës, e reja ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese por që nuk është marrë në konsiderate nga gjykata e Shkodrës. Mbi të rëndon akuza e “vrasjes së të miturit”.
32 vjeçarja e pamartuar, e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psikologjike në fshatin Golem më 4 janar 2023. Ajo jetonte me dajën në këtë fshat, ndërsa fëmijës që solli në jetë në datën 30 dhjetor 2022, nuk ia kishte deklaruar atësinë.
pasi ka dalë nga spitali e reja e hodhi foshnjen në rrjedhën e lumit Kir dhe të premten e 6 janarit është drejtuar te murgeshat, të cilave u ka rrëfyer krimin e rëndë.