Ballina Kronika Tiranë, kërcënonte e shantazhonte një 15-vjeçare në rrjete sociale, në pranga 27-vjeçari!...

Tiranë, kërcënonte e shantazhonte një 15-vjeçare në rrjete sociale, në pranga 27-vjeçari! Ja mesazhet që i dërgonte të miturës

0
114

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia pasi shantazhonte një vajzë të mitur 15 vjeçare nëpërmjet rrjeteve sociale.

27 vjeçari Benard Çullhaj kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhe i kërkonte të miturës që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Pas hetimeve të kryera, janë zbuluar edhe 2 raste të tjera ku i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura të tjera në të njëjtën mënyrë.

“Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë”- njofton policia.