Anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ ka deklaruar se protesta e Rithemelimit dy ditë më parë ka qenë kundër SHBA dhe gjykatave. Një miting që ka institucionalizuar anti amerikanizmin në Shqipëri e cilësoi më tej Haklaj protestën që u finalizua me akte dhune.
“Këta ecin me mendësinë tribale të zotit Berisha. Unë jam pronari. Kohërat kanë ndryshuar dhe këta kanë mbetur në vend. Ai ishte një tubim miting, anti0amerikan që institucionalizoi anti-amerikanizmin në Shqipëri. Kishin qëllim të protestonin kundër gjykatave. Gazi tha se gjykata e lartë nuk e ka zbardhur vendimin për gjyqin e PD.
Presion ndaj SPAK ndaj gjykatës së lartë, gjykatës së apelit, ndaj amerikanëve…”, tha Haklaj.
Më tej u ndal edhe te banderolat që u përdorën në protestë, me emrin e Fredi Belerit.
“Ai ishte dhe një miting anti kombëtar, a i pe banderolat për Belerin. Ai miting ishte me ndihmën e sulltan Ramës. Ai nuk është grupi parlamentar i PD”, shtoi Haklaj.