Ballina Aktualitet Berisha kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, merret vendimi, ja kur pritet...

Berisha kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, merret vendimi, ja kur pritet të shqyrtohet kërkesa e ish-kryeministrit

108
0

Në datën 4 mars në orën 11:00 është caktuar seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Prej 30 dhjetorit, ai ndodhet në arrest shtëpie.

Prej tetorit të vitit të kaluar, Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.