Ballina Europë ​Fermerët francezë bllokojnë rrugët me traktorë në Paris

​Fermerët francezë bllokojnë rrugët me traktorë në Paris

121
0

Punëtorët e qytetit pastrojnë rrugën përpara Harkut të Triomfit në Champs-Elysees pas një proteste nga sindikata e fermerëve francezë në Paris.

Fermerët francezë në fillim të këtij muaji pezulluan kryesisht protestat që përfshinin bllokimin e autostradave dhe hedhjen e plehut organik përpara ndërtesave publike.

Kjo pasi kryeministri, Gabriel Attal premtoi masa të reja me vlerë 400 milion euro.

Por ata rifilluan këtë javë për të ushtruar presion ndaj qeverisë për të ofruar më shumë ndihmë dhe për të përmbushur premtimet.