Numri dy i njësisë zëdhënëse të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Daniel Hagari dhe një numër i madh zyrtarësh të lartë të sistemit të informacionit të IDF kanë njoftuar dorëheqjen e tyre: transmeton transmetuesi izraelit Channel 14.
Burime televizive thonë se dorëheqja vjen për çështje “profesionale dhe personale”.
Transmetuesi izraelit nga ana e tij e përkufizon një dalje kaq të madhe nga ushtria në mes të një lufte në vazhdim si “të pazakontë”.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa thotë se të paktën 12 njerëz vdiqën në një sulm ajror izraelit që goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës mbrëmë.
Bastisjet kanë synuar gjithashtu zonat e Sheikh Zayed dhe Tal Al-Zaatar, në veri të enklavës palestineze, në orët e fundit.