Ballina Rajoni Përgjaket 8-Marsi, shqiptari qëllon me armë zjarri 30-vjeçaren serbe dhe më pas...

Përgjaket 8-Marsi, shqiptari qëllon me armë zjarri 30-vjeçaren serbe dhe më pas vret veten

106
0

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Preshevë, ku një 52-vjeçar, shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka qëlluar me armë 30-vjeçare serbe dhe më pas ka vrarë dhe veten.

Sipas mediave serbe, dyshja kanë qenë bashkë në makinë dhe pas një debati mes tyre vajza ka zbritur nga makina dhe ka tentuar të largohet.

Pas kësaj 52-vjeçari ka qëlluar disa herë drejt saj, ndërsa më pas ka qëlluar dhe veten. Vajza e plagosur rëndë është dërguar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, e më pas e shoqëruar me autoambulancë është transportuar në Qendrën Mjekësore Universitare në Nish. Shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.