Ballina Kosovë “Vetëm ne shqiptarët jetojmë në botën e çudirave”, konspiracionisti befason me parashikimin:...

“Vetëm ne shqiptarët jetojmë në botën e çudirave”, konspiracionisti befason me parashikimin: Jemi në prag të luftës!

217
0

Konspiracionisti Arianit Sllaminku deklaroi se jemi duke shkuar drejt luftës së tretë botërore.

Siç u shpreh për emisionin Kosova Today në Klan Kosova, ne jemi popull i vetëm që jetojmë në botën e çudirave, sepse sipas tij, rajoni veçse i ka marr masat dhe e di se çfarë po ndodh.

“Rezervat ushqimore kanë filluar qysh vitin e kaluar të grumbullohen nga qytetarët, kryesisht nga amerikanët, madje sivjet ka qarkulluar edhe një video që kanë filluar edhe supermarketet e mëdha atje të shesin paketime te ushqimeve te cilat zgjasin deri në 6 muaj afat”.

“Bota perëndimore e di se kah po shkon dhe i ka marr të gjitha masat e duhura. Jemi popull i vetëm që jetojmë në botën e çudirave, sepse rajoni veçse i ka marr masat dhe e di se çfarë po ndodh. Sot p.sh. në Gjermani janë testuar të gjitha alarmet në qytet të cilat alarmojnë një gjendje emergjente”, deklaroi Sllamniku