Në “Giuseppe Meazza” Interi barazoi 1-1 me Napolin. Pas eliminimit nga Champions League, zikaltërit e Inzaghit ndalen pas dhjetë fitoreve radhazi në Serie A. Darmian në minutën e 43-të shënoi për Interin, ndërsa duhej një ish si Juan Jesus që të barazonte shifrat në minutën e 81. Me 76 pikë Interi vijon të jetë i shkëputur në krye të Serie A, 14 pikë më shumë se Milani ndjekës. Kristjan Asllani s’u preferua nga Inzaghi duke qëndruar në stol.
Manchester City synon të zgjasë bashkëpunimin me Erling Haaland. “Citizens” i druhen një eksodi në verën e ardhshme, kur Pep Guardiola të largohet nga...