Ballina Europë Avokati i njohur zbulon detaje mbi ‘fatin’ e shqiptarëve ilegal në Angli:...

Avokati i njohur zbulon detaje mbi ‘fatin’ e shqiptarëve ilegal në Angli: Emigrantët në Britani vendosen në kampe, pasi dosja e tyre ka marrë vendim refuzimi ose pezullimi

88
0

Avokati për emigracionin në Londër, Saimir Kumrija në një intervistë televizive u shpreh se emigrantët në Britani vendosen në kampe pasi dosja e tyre e azilit ka marrë vendim refuzimi ose pezullimi.

Kumrija: Fatkeqësisht ajo që vëmë re sidomos në periudhën e fundit është qasja që “Home Office” ka në trajtimin e dosjeve të emigrantëve në tërësi por edhe të shqiptarëve.

Arsyeja kryesore pse ato përfundojnë në kampe janë sepse dosja e tyre e emigracionit ka marrë një vendim refuzimi ose pezullimi.

Ose janë qytetarë që kanë hyrë në Britani në mënyrë ilegale dhe nuk janë deklaruar akoma dhe nuk kanë hapur një dosje.

Janë dy moment, kur qytetarët kanë marrë vendimin e refuzimit të dosjes së tyre të azilit por të cilët e kanë ndjekur rregullisht procesin e dosjes dhe në një moment të caktuar ndalohen në qendren dhe shoqërohen në kamp dhe moment kur qytetartët kanë hyrë në Britani kanë hapur një dosje azili dhe fatkeqësisht nga padituria nuk e kanë vazhduar atë dosje.

Ajo që vëmë re në muajt e fundit është numri vazhdon të rritet në qendrat e kampit pasi një numër i madh i dosjeve të azilit sic dimë tani Home Office ka përgjysmuar kohën që trajton dosjet dhe numri është në rritje përsa i përket një viti më parë në të njëjtën periudhë.