Ballina Politika Shembja e rrugës Korçë-Ersekë/ “Kjo është e tmerrshme”, Meta ‘shpërthen’ ndaj kryeministrit:...

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë/ “Kjo është e tmerrshme”, Meta ‘shpërthen’ ndaj kryeministrit: Fajtori i madh është Edi Rama

196
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar shembjen e rrugës Korçë-Ersekë.

Meta tha se ka qenë në terren dhe se ajo që ka ndodhur është një katastrofë. Sipas Metës, fajtori i madh për shembjen e kësaj rruge dhe shumë çështje të tjera është Edi Rama.

“Shkatërrimi i rrugës Korçë-Ersekë është një katastrofë. Bëhen disa arrestime, por fajtori i madh është Edi Rama. Jam marrë vetë me rrugët dhe nuk kam parë rrugë që ka vetëm dhe, nuk ka as gurë. Kjo është e tmerrshme.

Në këtë shtet ka vetëm PPP. Jemi për një qeveri teknike. Opozita duhet të organizohet, sepse kemi një regjim, që duhet të rrëzohet. Me organizim, qeveria do shembej si rruga Korçë-Ersekë”, deklaroi Meta.