Ballina Bota Elon Musk: Ukraina rrezikon të humbasë Odesën nëse nuk negocion

Elon Musk: Ukraina rrezikon të humbasë Odesën nëse nuk negocion

203
0

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili shpesh është prononcuar në lidhje me luftën mes Ukrainës dhe Rusisë ka deklaruar së fundmi se shanset janë të larta që Rusia të “arrijënë Dnieper” dhe të pushtojë Odesan.

Sipas Musk “nuk ka asnjë shans që Rusia të marrë të gjithë Ukrainën, pasi rezistenca lokale do të ishte ekstreme në perëndim, por Rusia patjetër do të fitojë më shumë territor sesa ka sot. Sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më shumë territor do të fitojë Rusia. derisa të arrijë në Dnieper. Megjithatë, nëse lufta zgjat, Odessa gjithashtu do të bjerë”.