Ballina Aktualitet Sot 85 vjet nga pushtimi fashist, Durrësi këtë 7 Prill është i...

Sot 85 vjet nga pushtimi fashist, Durrësi këtë 7 Prill është i mbushur me italianë turistë

223
0

85 vjet më parë Italia fashiste pushtoi vendin tonë duke zbarkuar fillimisht në Durrës.

Pranë monumentit të heroit të popullit, Muji Ulqinaku janë zhvilluar homazhet e rastit, në kujtim të 7 prillit.

Veteranë dhe drejtues te pushtetit vendor vendosen kurora me lule në shenjë vlerësimin për rezistencën antifashiste.

Por sot, 85 vjet pas asaj dite, qyteti i Durrësit është destinacion kryesor i turistëve italianë.

Një pjesë e tyre kanë zgjedhur Durrësin si qytet për të jetuar.

Sot si njohës të Shqipërisë ata japin dhe gjykime për historinë

Shtetasit italiane vlerësojnë gjithashtu bukuritë e qytetit bregdetar 2300 vjeçar si edhe mikpritjen që gjejnë, ndryshe nga 85 vite më parë.