Ballina Europë “Është çnjerëzore”/ Meloni kundër lindjeve surrogate: Duhet shpallur krim universal

“Është çnjerëzore”/ Meloni kundër lindjeve surrogate: Duhet shpallur krim universal

117
0

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shprehur mosdakordësimin për zgjerimin e familjes me fëmijë, me anë të “nënës surrogate”.

Ajo u shpreh se surrogacia është “çnjerëzore” dhe se mbështet dënime më të ashpra kundër kësaj praktike, duke përfshirë gjoba deri në 1 milion dollarë e dënime me shumë vite burg.

Akti i zëvendësimit, me ose pa pagesë, është tashmë i paligjshëm në Itali, por partia e Melonit Brothers of Italy ka paraqitur një projektligj që do ta kriminalizonte më tej aktin duke rritur gjobat nga 600,000 në 1 milion euro> për sa i përket burgimit është rritur nga tre muaj deri në dy vjet.