Ballina Sport Frosinone “kockë e fortë”, vetëm barazim i Napolit në shtëpi

Frosinone “kockë e fortë”, vetëm barazim i Napolit në shtëpi

106
0

Napoli nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Frosinones. Politano zhbllokoi shifrat në minutën e 16-të për kampionët e Italisë, pas një asist të Di Lorenzos.

Mysafirët patën shansin e artë në minutën e 20-të përtë barazuar shifrat, por Soule gaboi nga penalltia, 11-metërsh ky i shkaktuar nga Rrahmani. Frosinone nisi mirë pjesën e dytë dhe riktheu ekuilibrat me marokenin Cheddira.  Në të 63-tën, Osimhen ndëshkoi portierin Turati. Ekipi i Di Francescos mori një pikë pas golit të Cheddiras, në të 73-tën.

Napoli konfirmon edhe një herë sezonin negativ, teksa renditet në vendin e nëntë. Frosinone renditet në vendin e 17-të.