Janë mbyllur 4 ndeshjet e pasdites të së dielës në Premier Ligë, takime të vlefshme për javën e 33-të të Premier Ligës angleze.
Liverpul ka fituar pa probleme kundër Fulhemit të Armando Brojës duke fituar me shifrat 1-3, me sulmuesin e kombëtares shqiptarë që nuk luajti për anjë minutë në këtë ndeshje edhe pse trajneri Silva e kishte grumbulluar. Në takimet e tjera, Aston Vila fitoi 3-1 kundër Bornmuth me të besuarit e Unai Emeri që hipotekojnë vendin e katërt që të çon sezonin e ardhshëm në Champions League.
Nuk ka shumë histori midis Kristal Palas dhe Uest Hem, tekas vendasit arritën të triumfonin 5-2. Në sfidën tjetër midis Everton dhe Notingam Forest, blutë morën një fitore me shumë vlera 2-0 në luftën për mbijetesë.







