Fituesi i versionit francez të konkursit të talenteve ‘The Voice’ është plagosur rëndë pasi u qëllua me armë në gjoks gjatë vizitës në një kamp turistik në Bordeaux.
27 vjeçari Kendji Girac, u plagos rëndë mbrëmë dhe u dërgua në spital ku tani gjendet jashtë rrezikut për jetën, njoftonin burimet vendase.
I riu raportohet se tha në polici se ishte qëlluar aksidentalisht me një armë që bleu në tregun e hapur një ditë më parë, shkruante rrjeti Le Parisien. Policia tha se Girac u gjet pa ndjenja jashtë rulotës së tij në qytetin bregdetar Biscarrosse, duke pretenduar se ‘kishte qëlluar veten’.
Por policia thotë se nuk bënte asnjë përjashtim dhe se po ekzaminojnë partneren e tij për shenja baruti.
Këngëtari ishte me të dashurën e tij të paidentitifikuar dhe të bijën tre-vjeçare, të cilat ishin brenda rulotës kur ai ishte qëlluar. Askush tjetër përveç zotit Girac nuk u plagos në incident.
Rrjeti vendas BFM tha se Girac kishte blerë armën një ditë më parë në një treg objektesh të vjetra dhe se “nuk ishte i sigurtë si ta përdorte”.
Arma që ai mbante në rulotë tani është konfiskuar dhe mjekësia ligjore po kryen testimet.