Ballina Aktualitet “Qumëshi shqiptar është…”, eksperti ngre shqetësimin për uljen e numrit të krerëve...

“Qumëshi shqiptar është…”, eksperti ngre shqetësimin për uljen e numrit të krerëve të bagëtive: Një ndër problemet më të mëdha në vend

93
0

Të dhënat nga tregtia e jashtme në tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë se importi i kafshëve të gjalla në sasi u rrit me 62%, teksa një vit më parë në këtë periudhë ndryshimi vjetor ishte 22%.

Të dhënat tregojnë se gati 30% e sasisë së kafshëve të gjalla vjen nga Greqia dhe theren për mish në Shqipëri.

Abdyl Sinani, ekspert i industrisë ushqimore tha në një emision televiziv se problemi më i madh në vend është ulja e numrit të krerëve të bagëtive, që rrjedhimisht çon në mosplotësimin e nevojave vendase për qumësht dhe nënprodukte.

Sipas tij qumështi shqiptar i dhisë është më i miri se sa i Greqisë dhe i çdo vendi tjetër.

“Qumështi i dhisë që rritet në kodra është shumë më i mirë se ai i Greqisë dhe i të gjithëve, por një gjë kemi, që kemi një rënie të madhe të prodhimit të krerëve dhe bagëtisë së imët. Po bëhet punë shumë e madhe për të plotësuar nevojat. Është kjo, që po i kushtohet më shumë rëndësi bujqësisë dhe po lihet blegtoria, kur nuk u bë subvencioni në kohë filluan të shesin krerët. Pati dhe diçka tjetër, që u rrit çmimi i qumështit pluhur duke ndikuar në rritjen e çmimit të qumështit, tani do shtohet numri i krerëve dhe qeveria nuk duhet të shohë çfarë u prodhua sot, por në perspektivë për 5 vjet”, tha Sinani.