Ballina Kronika Vlorë/ Me pistoletë lodër grabitën 2 kalimtarë dhe një pikë karburanti, arrestohen...

Vlorë/ Me pistoletë lodër grabitën 2 kalimtarë dhe një pikë karburanti, arrestohen 2 të mitur dhe 20-vjeçari

95
0

Dy të mitur dhe një 20-vjeçar janë arrestuar në Vlorë, pasi nën kërcënimin e një arme lodër kanë grabitur dy qytetarë dhe një pikë karburanti.

Tre të rinjtë me një pistoletë lodër si silenciator në mesnatë i kanë grabitur një shumë parash dhe një aparat celular, dy kalimtarëve. Më pas me po të njëjtën armë lodër ata kanë grabitur xhiron ditore në një karburant.

Arrestimi i tyre është bërë në lagjen “10 Korriku”. Në pranga ranë, A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë), 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.