Përcarja e thellë brenda Partisë së Lirisë është reflektuar hapur edhe në protestën e organizuar para Bashkisë së Tiranës. Këshilltari Tedi Blushi i cili është emëruar Sekretar i Përgjithshëm nga Meta ka përzënë nga protesta Endrit Brahimllarin, i cili u detyrua nga Meta të japë dorëheqjen si nënkryetar Partie. Edhe pse të dy janë këshilltarë, Blushi ka shmangur tërësisht Brahimllarin duke e larguar.