Ballina Politika Mbledhja online e Këshillit Bashkiak/ “Mbledhjet online mbahen në kohë pandemie, shyqyr...

Mbledhja online e Këshillit Bashkiak/ “Mbledhjet online mbahen në kohë pandemie, shyqyr zotit tani dielli shkëlqen”, reagon Gjokutaj: Por një gjë duhet të kenë parasysh se kjo nuk…

93
0

Mbledhja e Këshillit Bashkiak do të mbahet online për shkak të protestës së paralajmëruar nga opozita. Sipas emailit drejtuar anëtarëve të Këshillit, vendimi u mor me dakordësinë e shumicës së anëtarëve të Kryesisë së Këshillit prezent në mbledhje, me qëllim garantimin e sigurisë. Ndërkohë avokati Genc Gjokutaj, anëtar i këshillit bashkiak, e konsideroi si shkelje të ligjit zhvillimin e mbledhjeve online në kundërshtim me ligjin.

“Mbledhjet online mbahen në kohë pandemie, shyqyr zotit tani dielli shkëlqen. Por një gjë duhet të kenë parasysh se kjo nuk mbahet me policë, këta janë ordinerë”, tha Gjokutaj, duke shtuar se ai që po merret në pyetje, po jep urdhëra teksa po merret në pyetje në SPAK.