Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dalë në një deklaratë në lidhje me operacionin antidrogë gjatë të cilit u arrestuan disa persona.
Vocaj ka bërë me dije se se janë vënë 20 persona në pranga, 10 janë shpallur në kërkim dhe 5 masa janë komunikuar në qeli. Policia ka sekuestruar 3.5 kg kanabis, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis.
Të arrestuarit janë Rei Ramushi, Emiljano Birja, Abdullah Zyberi, Albjo Shkira, Kevin Nazari, Amarildo Jashari, Florjan Çepa, Ibez Zebi, Florjan Miha, Erol Bardhoshi, Andrin Bajraktari, Emiljano Maksutaj, Hamza Firi, Albi Bulku, Maringlen Kolaj, Armando Disha, Klodjan Lena, Altmir Mustafaraj, Gentjan Agaj, Flori Lime.
Ndërkohë, iu është komunikuar masa në qeli Envis Gorellari shtetasve Fatjon Çiçi, Enea Sulejmani, Igli Begaj, Shkëlqim Ostreni.