Ballina Sport Mesfushori i Realit nuk e ka ndërmend të largohet, agjenti: Do të...

Mesfushori i Realit nuk e ka ndërmend të largohet, agjenti: Do të vazhdojë të shkruajë histori

175
0

Luka Modric është në fund të kontratës me Real Madrid, ndërsa të reja të rëndësishme vijnë për mesfushorin kroat.

Agjenti i tij, Vlado Lemic ka dhënë një intervistë për Kooora, ku është shprehur se me shumë mundësi Modric do qëndrojë në Madrid. “Me shumë mundësi, ai do të qëndrojë edhe një vit dhe do të vazhdojë të shkruajë histori”, ka thënë Lemic. Ky lajm me siguri do t’i pëlqejë të gjithë tifozëve të Los Blancos, të cilët e kanë 38-vjeçarin si të preferuarin e tyre.