Ballina Sport Sylvinho qytetar i Lushnjës: Nder të jem këtu, faleminderit për mbështetjen e...

Sylvinho qytetar i Lushnjës: Nder të jem këtu, faleminderit për mbështetjen e madhe

104
0

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendez Campos Junior, është banori më i ri i qytetit të Lushnjës. Në fjalën e tij në ceremoninë  e organizuar në shtëpinë muze të Kongresit të Lushnjës, numri një i pankinës kuqezi u shpreh i lumtur.

”Është një nder për mua dhe stafin tim që të jem këtu. Duhet të falënderoj me të vërtetë popullin shqiptar, që ka besuar tek e gjithë puna jonë. Falënderoj shumë edhe Federatën Shqiptare të Futbollit dhe gjithë vendin. Jemi me të vërtetë të kënaqur, kemi bërë një punë të mirë të gjithë, së bashku. Por pas pak kohesh kemi një sfidë akoma më të rëndësishme. Faleminderit të gjithëve,” përfundoi Sylvinho.