Ballina Lifestyle U largua nga emisioni në RTSH pas gafave epike, moderatorja bën “mea...

U largua nga emisioni në RTSH pas gafave epike, moderatorja bën “mea culpa”: Le ta hedhë gurin e parë ai që s’ka mëkatuar kurrë…

0
321

Moderatorja Valbona Mhilli ka reaguar pas largimit nga Radio Televizioni Shqiptar, ku prej kohësh drejtonte emisioin “Mirmëngjes Shqipëri” së bashku me kolegun Ermal Qorri.

Në një episod, ajo ngatërroi shqiptimin e emrit të kampit famëkeq të përqëndrimit “Auschwitz”, si dhe fjalën “Holokaust”. Gjithashtu, teksa kujtoi “Mesharin e Gjon Buzukut”, në një episod tjetër, ajo tha se është shkruar 2 shekuj më parë.

Mesazhi i Mhillit:

Nga sot nuk jam me pjesë e RTSH.

Kam vendosur me dëshirë dhe vetëdije të plotë të mos jem më pjesë e programit të mëngjesit në këtë ekran, që me aq dashuri dhe përkushim ju dhashë me muaj të tërë.

Shërbeftë ky “linçim” i imi publik mbi lapsuset njerezore si një pikënisje drejt medias së lirë, moderne dhe cilesore në Shqipëri.

Faleminderit të gjithëve ju që më keni ndjekur dhe më keni dhënë forcë e energji për të buzëqeshur çdo ditë në ekran, pavarësisht problemeve që ju nuk i shihni nga televizorët tuaj.

Po e mbyll këtë sqarim dhe “Mea Culpa” me shprehjen e Krishtit: “Le ta hedhë gurin e parë ai që s’ka mëkatuar kurrë”, sepse dihet që gurin gjithmonë e hedhin të parët ….mëkatarët më të mëdhenj.

Me dashuri, Valbona. Shihemi