Ballina Aktualitet Shijaku mirëpriti 1000 motoristë nga 14 vende të ndryshme të botës.

Shijaku mirëpriti 1000 motoristë nga 14 vende të ndryshme të botës.

121
0

Eventi u organizua nga shoqata “Albania Bikers” në bashkëpunim me Bashkinë Shijak dhe mbështetjen e kryetarit Elton Arbana.
Motorristët u nisën nga qendra e qytetit të Shijakut, më pas në zonës e Shilores, Maminas, autostradë, për të vazhduar deri pranë rrugës së portit dhe më tej për t’u rikthyer në Shijak.

Eventi organizohet për të tretin vit radhazi, ku Bashkia e Shijakut ka qenë pritësja duke i hapur dyert dhe mbështetur këtë organizim, i cili për herë të parë në Shqipëri është pritur në këtë qytet.
Më tej aktiviteti vazhdoi me një koncert me këngëtarë të ftuar si: Valbona Halili, Erik Lloshi dhe Xheisara, të cilët krijuan një mbrëmje festive në qendër të Shijakut.