Ballina Dossier Zbardhet proçesverbali i sigurimit të shtetit ndaj kritikës që Bilal Xhaferri i...

Zbardhet proçesverbali i sigurimit të shtetit ndaj kritikës që Bilal Xhaferri i bëri romanit Dasma të Kadaresë. Çfarë thanë intelektualët e Durrësit Moikom Zeqo dhe Gjergj Vlashi

224
0

Nga Artur Llana

Pak hyrje për atë që ndodhi

Më 1968, Bilal Xhaferri u shpreh në Lidhjen e Shkrimtarëve kundër romanit, duke e akuzuar Kadarenë për revizionizëm ndaj doktrinës komuniste, një akuzë kjo shumë e rëndë gjatë regjimit komunist që mund ta kishte dëmtuar shumë Kadarenë. Mirëpo meqenëse këtë akuzë e bënte një njeri me “njolla” në biografi, autoritet komuniste nuk e pritën mirë.Fadil Paçrami e qortoi rëndë Xhaferrin duke i kujtuar se ishte biri i një armiku të rendit. Arshi Pipa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësonte «nuk është roman i mirë, madje as nuk është roman, por thjesht një vepër përmes të cilit autori kishte nxjerrë vnerin e vet; ishte e kundërta e plotë e asaj që mburrte Historia e letërsisë shqiptare të realizmit socialist»; madje duke e quajtur «manifesti shqiptar i anti-realizmit socialist». Ndërsa kritika shqiptare dhe ajo e huaj e ka parë si veprën më real-socialiste të autorit.  Sipas Elsie, romani Dasma, krijim i Revolucionit Kulturor shqiptar të viteve 1966-1969, është vepër me vlera artistike të kufizuara, ndonëse është me interes si dokument i kohës. Për herë të parë Kadareja përçmon një nga librat e vet dhe i jep vetes të drejtën dhe lirinë të thotë të keqen për një roman, që pati pëlqimin e “rojave besnike” të regjimit.

Éric Faye, Shkrimtar, kritik, studiues francez ka shkruar se për herë të parë Kadareja përçmon një nga librat e vet dhe i jep vetes të drejtën dhe lirinë të thotë të keqen për një roman, që pati pëlqimin e “rojave besnike” të regjimit. “Daljen e romanit kritika letrare zyrtare e priti me një entuziazëm të madh, gjë që s’e kishte bërë kurrë më parë dhe as do ta bënte më, në atë masë, për libra të tjerë të Kadaresë. Ajo shihte në të një sukses të fushatës së bërë për riedukimin e shkrimtarëve. I turbulluar nga ky kor elozhesh, shkrimtari e mori zët “Dasmën” dhe e quajti atë librin e tij më të keq”.

Por duket se gjerat do të merrnin një tjetër rrotullimë edhe brenda vetë artistëve dhe shkrimtarëve, nisur sidomos nga qëndrimi i Bilal Xhaferrit për këtë vepër të Kadaresë. Dhe siç ndodhte rëndom në të tilla raste qëndrim mbajti edhe rrethi letrar i shkrimtarëve të Durrësit që drejtohej në atë kohë nga Et’Hem Hysi.

Vetëm pak ditë nga diskutimi që Bilal Xhaferri kishte bërë në Tiranë dhe duke qenë se kritika e kishte pritur mirë romanin, sigurimi i shtetit me përfaqësuesin e tij në rrethin letrar Durrës,  zhvilluan një mbledhje të jashtëzakonshe për të dënuar qëndrimin e Bilalit ndaj veprës së kadaresë. Përfaqësues në rrethin letrar që mori pjesë edhe si i dërguar i sigurimit po edhe si letrar që ishte në këtë rreth, ishte Ramazan Domi, i cili pasi dëgjoi të gjithë të pranishmit ku ashtu siç e thotë edhe në procesverbalin dërguan Kopi Nikos,  të gjithë dënuan me forcë aktin e Bilal Xhaferrit si një akt armiqësor, madje disa prej tyre shkuan edhe më tej duke kërkuar ndjesë që kishin mbajtur në gji një armik që nuk i kishte shërbyer popullit po armikut.

Ajo që të bën përshtypje se në të pestë këto diskutime që janë përbledhur si “esenca” e elitës së shkrimtarëve dhe krijuesve durrsakë, vihet re jo vetëm qëndrimi i përbashkët në veprimtarinë armiqësore të Bilal Xhaferrit, po edhe të veprimtarisë së tij që kishte mundur të depërtonte tek këto intelektualë.

Procesverbali është mbajtur me një kopje me datën 20 maj 1968 ( shënim ky i cituar nga vetë z. Domi)

Intelektualët, diskutimet e të cilëve u përmendën në këtë procesverbal drejtuar Kopi Nikos, drejtor i degës Punëve të Brendshme të Durrësit. Ishin emra të dëgjuar të kohës por që mbeten edhe më pas. Bëhet fjalë për Moikom Zeqon, Gjergj Vlashit, Met Gjergjin,  Pertef Kruja dhe Petrit Cerloi.

Vetë hartuesi i këtij procesverbali thotë se ata u shprehen me gjithë zemër dhe dridheshin nga emocionet duke ju mbajtur edhe goja dhe jo si herë të tjera që diskutonin si bilbila. Pra fakt ky që tregonte sa rëndë kishin gabuar me Bilal Xhaferrin

Sot me datën 18.v.1968, në mbledhjen e rrethit letrar këtu, për të diskutuar veprimtarinë armiqësore të Bilal Xhaferrit që sic dihet , në diskutimin e tij në Tiranë rreth romanit “Dasma të Ismail Kadaresë, ka dalë të thuash hapur kundër së resë sonë socialiste.

Në mbledhjen e datës 18, Bilali nuk ishte, pasi nuk ishte ftuar.  Më poshtë po rendis disa aspekte kryesore që dolën në këtë mbledhje dhe që kanë të bëjnë kryesist me Bilal Xhaferrin.

Në fillim shoku Ethem Hysi si përgjegjës i rrethit letrar tregoi shkurtimisht rreth diskutimit që ka bërë Bilali në Lidhjen e shkrimtarëve dhe bëri autokritikë se si aid he shokët që kishin shkuar atje nuk e kishin kapur që në fillim diskutimin që do të bënte ai në Tiranë, që se demaskuan kur e dëgjuan dhe që nuk e bënë problem menjëherë në rrethin letrar të Durrësit, por që ju desh partisë të ver dorë në këtë problem të rëndësishëm./ bulevard news (Vijon)