Ballina Kronika Digjet makina e policit në Lezhë, ngjarja dyshohet e qëllimshme

Digjet makina e policit në Lezhë, ngjarja dyshohet e qëllimshme

76
0

Një automjet është djegur në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës. Automjeti është në pronësi të një punonjësi policie.

Dyshohet se ngjarja është e qëllimshme. Automjeti ka qenë i parkuar kur u përfshi nga flakët.

Forcat zjarrfikëse ndërhyn në kohë dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, grupi hetimor është duke punuar për rastin.