Një helicopter Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura u riangazhuan mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por që krijoi problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.
Zjarri që ra pasditen e djeshme rrezikoi dhe banesat.
Ministria e Mbrojtjes e cila publikoi sot pamjet e operacionit për shuarjen e flakëve informon se nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u punua me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.
Ndërkohë policia e Gjirokastrës ka arrestuar autorin e dyshuar.
Në pranga ka rënë Manol Kokolli 58 vjeç banor fshatit Frashtan të Dropullit.







