Ballina Europë Turqi, varka turistike përfshihet nga flakët, lëndohen shtatë persona

Turqi, varka turistike përfshihet nga flakët, lëndohen shtatë persona

121
0

Shtatë persona janë lënduar pasi një varkë turistike u përfshi nga flakët në Mamais në provincën Mugla në  Turqinë jugperëndimore.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, në bord ndodheshin 110 persona.

7 lënduarit u dërguan në spitalin më të afërt, ndërsa mësohet se 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas një hetimi, zjarri ka rënë në motorin e anijes, ndërsa pronari dhe kapiteni janë ndaluar nga policia.