Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë po ndjek me vëmendje zgjedhjet në Bashkinë e Himarës dhe shpreh shqetësimin mbi incidentet e ndodhura ndaj gazetarit Isa Myzyraj dhe kolegut Enriko Gabaj, i cili nuk është lejuar të hyjë në një qendër votimi në Lukovë.
“Nga atje raportohet se përfaqësues të medias janë ndaluar në disa raste për të ushtruar punën e tyre.
Legjislacioni shqiptar e lejon gazetarin që të raportojë brenda qendrave të votimit.
Ndaj në zbatim të ligjit i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa urgjente për të siguruar që gazetarët të mund të ushtrojnë pa pengesa detyrën e tyre”, shprehet Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë në reagimin e tij.