Ballina Europë Varka 21 metra e gjatë merr flakë në brigjet italiane, shpëtohen mrekullisht...

Varka 21 metra e gjatë merr flakë në brigjet italiane, shpëtohen mrekullisht 2 personat në bord

71
0

Një varkë 21 metra e gjatë mori flakë ditën e djeshme në ujërat e Santa Maria di Castellabate (Salerno) në Itali dhe u përpi nga flakët në pak minuta.

Sipas La Repubblica, roja Bregdetare e Agropoli ndërhyri menjëherë dhe arriti të shpëtojë dy pasagjerët në bord përpara se anija të fundosej.

Një varkë patrullimi SAR dhe një varkë e klasit Alfa kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shpëtimin e tyre.