Ballina Lifestyle Gati dasma mbretërore/ Princ Leka pranë martesës me fotografen, si mori fund...

Gati dasma mbretërore/ Princ Leka pranë martesës me fotografen, si mori fund marrëdhënia 15-vjeçare e ish-çiftit

90
0

Familja mbretërore ka qenë kryefjala përgjatë këtij viti. Ishin pikërisht festat e fundvitit, që zbuluan edhe ndarjen e Princ Lekës me Elia Zaharian. Pas një historie 15-vjeçare, duket se përrallës me princ i erdhi fundi dhe një fund me shumë zhurmë mediatike. Në media u fol se ishte pikërisht Blerta Celibashi, shkaku i ndarjes së çiftit. Ndonëse nga burime pranë Lekës u mohua një fakt i tillë, duket se miqtë e Elias e konfirmuan se tradhtia ishte bërë shkak i fundit të martesës.

E tashmë që divorci i tyre është zyrtar, një tjetër dasmë duket se po afron. Lidhja e Princ Lekës me fotografen e tij, Blerta Celibashin, është tashmë e konsoliduar, pasi kanë nisur edhe bashkëjetesën prej disa muajsh. Mirëpo, duket se dasma e tyre po vjen shumë shpejt. Në një foto të Blerta Celibashit, miku i saj i komenton se i ka rënë nuri i dasmës dhe ka qenë fotografja që me një “like” këtij komenti duket sikur e ka konfirmuar. Qëkur doli në skenë historia e saj me Lekën, Blerta ka zgjedhur që të heshtë, duke preferuar të mos japë detaje rreth kësaj lidhjejeje aq shumë të mediatizuar.

Që nga divorci i Lekës në fund të prillit, tashmë çifti nuk fshihet më. Në rrugët e Tiranës është shumë e zakonshme që t’i hasim të dy, ku herë të përqafuar dhe herë kapur prej dore, nuk e fshehin aspak dashurinë. Sa u përket planeve të dasmës, dyshja, por edhe miqtë pranë tyre janë shumë hermetik. Nuk dihet nëse ceremonia do të jetë e madhe, ashtu sikur edhe dasma me Elian vite më parë. Apo këtë herë Leka dhe Blerta do të zgjedhin një ceremoni të thjeshtë, pa protokolle. Kujtojmë se pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike, që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën.

Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës. Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ishbashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ishvjehrrin. Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 42- vjeçarin.

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Elia Zaharia dhe Princ Leka janë zyrtarisht të ndarë, pasi Gjykata e Tiranës vendosi më 25 prill të zgjidhë martesën mes çiftit të njohur. Nga marrëveshja e divorcit, aktorja ka përfituar në një apartament 257 m2 , i cili është në emrin e të bijës.

Ndërsa artistja do të ketë në pronësi të plotë të saj një dyqan 134 m2 si dhe një parking rreth 47 m2 .Por në bazë të një marrëveshje që ish-çifti kanë arritur në 15 janar 2024, nëse Elia Zaharia do të martohet sërish, ose do të nisë një bashkëjetesë, do të humbasë të drejtat mbi pronat kur vajza e tyre Geraldina do të jetë në moshë madhore. Në vendim gjithashtu thuhet se aktorja  s’do të mbajë më mbiemrin “Zogu”, por atë të vajzërisë “Zaharia”.