Ballina Kronika I dënuar me 2 vite burg për armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga...

I dënuar me 2 vite burg për armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Gjermania 33-vjeçari

69
0

Është ekstraduar nga Gjermania Akil Qeleposhi, i cili është dënuar me rreth 2 vite bugr për armëmbajtje pa leje. Gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram Curri, në vitin 2020 Policia i gjeti me vete 1 pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në banesë i gjeti 1 kallashnikov dhe municion luftarak. 33-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i dënuar në vitin 2022, nga Gjykata e Apelit e Shkodrës, me rreth 2 vjet burgim, për posedim pa leje, të 2 armëve të zjarrit. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëiesbaden, u finalizua ekstradimi nga Frankfurti në Shqipëri i shtetasit Akil Qeleposhi, 33 vjeç, lindur në Bajram Curri. Gjykata e Apelit e Shkodrës, në vitin 2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 23 muaj e 7 ditë burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit”, pasi:

Gjatë një kontrolli në një lokal në Bajram Curri, në vitin 2020 Policia i gjeti me vete 1 pistoletë dhe municion luftarak, ndërsa në banesë i gjeti 1 kallashnikov dhe municion luftarak. 33-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.