Mediat sociale janë përmbytur me ‘Kafshët shtëpiake për Trump’ pasi ai akuzoi emigrantët se ‘hanin qen dhe mace’ gjatë një debati me Kamala Harris.
Ish-presidenti u shfaq dukshëm i irrituar ndërsa Harris e nxiti atë drejtpërdrejt në ABC për numrin e turmave të tij në tubim, rekordin e tij për abortin dhe gjyqet e tij kriminale, përcjell Telegrafi.
Dhe në një moment, Trump vazhdoi të akuzonte emigrantët nga Haiti për ‘ngrënjen e kafshëve shtëpiake’ në Springfield, Ohio, një pretendim i pavërtetë që u shfaq për herë të parë në mediat sociale.
“Në Springfield, ata po hanë qentë. Njerëzit që hynë, po hanë macet”, tha ish-presidenti. “Ata po hanë kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje”.
Harris mund të dëgjohej duke mërmëritur ‘Çfarë? Kjo është e pabesueshme’ përpara se të fillojë të qeshë.
Përdoruesit e mediave sociale gjithashtu nuk dukeshin aspak të bindur pasi shpërndanë dhjetëra meme nën hashtagun #PetsForTrump.


