Ballina Sport Ndalon fanellën e Messit në stadium

Ndalon fanellën e Messit në stadium

65
0

Nga Amerika Latine vjen një lajm aspak i zakontë. Natën mes së enjtes dhe të premtes Paraguai pret Argjentinën ndërsa në stadium të gjithë tifozët miq janë paralajmëruar që të mos marrin me vete fanella specifike.

Presidenti i Federatës Paraguaiane të Futbollit, Fernando Villasboa, gjatë një interviste për “Radio La Red” tha:

“Tifozët të cilët do të mbajnë bluzën e Argjentinës, Barcelonës dhe Inter Majemit me emrin e Messit nuk do të lejohen të futen në stadium”.

Sipas numrit një të Federatës këto masa merren për të siguruar rend dhe rregull brenda stadiumit. Në kualifikueset e Amerikës së Jugut të vlefshme për Botërorin 2026, Argjentina mban vendin e parë me 22 pikë pas dhjetë ndeshjesh ndërsa  Paraguai ka grumbulluar 13.