Ballina Aktualitet Falsifikim dhe mashtrim, Prokuroria del me kërkesë urgjente ndaj ish-kreut të Kadastrës

Falsifikim dhe mashtrim, Prokuroria del me kërkesë urgjente ndaj ish-kreut të Kadastrës

106
0

Prokuroria e Gjirokastrës ka dhënë sot (19 Nëntor) pretencën në ngarkim të ish-kreut të Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi dhe dy bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, që gjenden në qeli, Alban Memishaj dhe Julian Nakuçi.

Gazmend Frëngu, prokurori i çështjes, në konkluzionet e dhëna para gjykatëses Nertila Përralla, kërkoi 6 vjet burg për ish-zyrtarin vendor Taçi dhe nga 4 vjet burg për dy të tjerët.

Nisur nga kërkesa e të pandehurve qysh në seancën fillestare, për gjykim të shkurtuar, Florian Taçit do t’i ulet 1/3 e dënimit nëse shpallet fajtor, pra do të dënohet me 3.4 vjet burg, përllogaritur këtu dhe 7 muaj që ka kaluar në arrest shtëpie gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa Memisha dhe Nakuçi do të vuajnë nga 2.5 vjet burg. Mbi ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës rëndojnë akuzat e falsifikimit, mashtrim dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Mbrojtja kërkoi 10 ditë kohë për konkluzionet. Florian Taçi u arrestua në flagrancë nga Policia e Gjirokastrës më 28 shkurt të këtij viti.