Ballina Politika Dhune ne Londër badigardët e Ramës marrin zvarre emigrantët shqiptarë në takimin...

Dhune ne Londër badigardët e Ramës marrin zvarre emigrantët shqiptarë në takimin me simpatizantët

59
0

Detaje të tjera janë mësuar për dhunën e banditëve të rilindjes nda Ilir Meshit një qytetar që akuzoi kreun e qeverisë brenda sallës si, hajdut.

Sipas qytetarëve që kanë qenë afër tij ai është goditur me mjete të forta nga rojet e qeveritarëve të rilindjes të cilët kanë qenë të armatosur edhe me shufra hekuri.
“Edi Rama po fut në konflikt shqiptarët”, tha një qytetar tjetër.

Ndërkohë që Ilir Meshi është përcjellë për të marrë ndihmën e shpejtë në spital nga shërbimet e emergjencës të cilët kanë ardhur në vend ngjarje.

Ndërkohë mësohet se janë 4 persona që janë dhunuar nga banditët e rilindjes në mes tyre edhe një fëmijë e mitur. Ata janë qëlluar nga mbrapa.

Arian Lleshi, aktivist që jeton në Britaninë e Madhe tha përmes një interviste televizive, se është veprim i pacipë nga ana e Ramës, kërkimi i votës së diasporës duke qenë se është ai shkaktari i largimit të qytetarëve nga vendi.

Më tej, Lleshi tha se ai së bashku me disa miq dhe njerëz të pakënaqur shkuan sot në takimin e Ramës për të shprehur revoltën e tyre, po që u hasën me dhunë fizike.

“Bashkë me disa miq dhe njerëz të pakënaqur dhe larguar prej vendit për shkak të qeverisjes së Ramës u futëm në event dhe dhamë mesazhin tonë që Rama nuk është i mirëpritur këtu, është shkaktar i largimit masiv prej mbi 10 vitesh. Ka mbi 500 mijë shqiptarë azilkërkues të dokumentuar në BE.

Të vijë kryeministri që na ka larguar të na kërkojnë nuk e di sa cipë i duhet të mos ketë.

Bashkatdhetarët ishin relativisht neutral. Patronazhistët na kanë dhunuar aq sa kanë mundur. Na kanë dhunuar fizikisht. Nuk e di nëse jeni në dijeni, para grupit tonë ishte një grup tjetër që shprehu revoltën e tij, është marrë dhe rrahur brutalisht, nuk e di nëse keni pamje djali ka qenë i shtrirë në tokë.  

Edhe grupi jonë është dhunuar, e kam me pamje. Grushte në kokë, ndaj meje dhe të tjerëve që po protestonin me mua.

Benjaminët e Ramës janë edhe më ramistë se Rama vetë.

E kam denoncuar deri më tani vetëm në rrjete sociale.

Komuniteti shqiptar është deri diku 200 mijë njerëz. Regjistrimi ende nuk është hapur, nuk jemi ende në atë fazë, jam i sigurtë.”

Sipas Lleshit, pjesëmarrja  e diasporës në votime do të jetë mbresëlënëse.

“Pjesëmarrja e diasporës në votime do të jetë mbresëlënëse. Në diasporës nuk mund të thotë që të kam në administratë që mund të heq.”