Ballina Bota Tragjedi në det/ Përmbyset varka me 200 pasagjerë, raportohet për 50 viktima

Tragjedi në det/ Përmbyset varka me 200 pasagjerë, raportohet për 50 viktima

138
0

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Nigeri. Anija me mbi 200 pasagjerë në bord u fundos në Lumit Niger, duke shkaktuar të paktën 50 viktima.

Sipas medieve të huaja, deri tani janë shpëtuar 24 persona, disa prej të cilëve po marrin kujdes mjeksorë në spital, por dhjetëra të tjerë mund të jenë të zhdukur.

Ky është aksidenti i tretë i anijeve në Nigeri gjatë muajit të fundit.

Anija po lundronte nga shteti Kogi, në qendër të Nigerisë, në një treg javor në shtetin fqinj Niger kur ndodhi aksidenti.

Tregtarët dhe punëtorët e fermave mendohet të kenë qenë mes pasagjerëve. Shkaku i aksidentit nuk është i qartë, por dyshohet se udhëtarët nuk kishin veshur jelekët shpëtimi. Guvernatori i shtetit Kogi ka kërkuar që të respektohen rregullat e sigurisë për të shmangur ngjarje të tilla në të ardhmen.